Zhvillimet e fundit politike në vend dhe deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq në lidhje me lumin Ibër, Kosova duhet t’i marrë më seriozisht. Kështu konsideron politologu, Melazim Koci.
Duke komentuar zhvillimet e fundit brenda dhe jashtë Kosovës, Koci tregoi se çfarë tabloje politike po krijohet në vend.

“E para që duhet të potencohet është urgjenca për krijimin e insitucioneve. Jemi 18 muaj pa institucione dhe kjo hendikepon Kosovën para syve të botës. Kosova është e varuar nga afktori ndërkombëtar më shumë se të tjerët. Ne nuk mund të mbajmë zgjedhje, pesë palë zgjedhje siç i ka mbajtur Bullgaria sepse ne nuk jemi anëtarë i OKB-së, nuk jemi në BE, nuk jemi në NATO. Kjo papërgjegjshmëri është duke e dëmtuar Kosovën. Është urgjente që kjo çështje të absorvohet dhe Kosova të fillojë të marrë veten, të vë kontaktet me Brukselin dhe Vashingtonin . Kjo sepse jemi duke jetuar kohëra shume të trazuara, kohëra të luftërave në Ukrainë, Iran dhe mundësinë e zgjerimit ët tyre dhe së fundmi edhe kërcënimet e hapura të Serbisë ndaj Kosovës”, tha ai për Radio Dukagjin.
Në lidhje me deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiqi për mundësinë e ndërrimit të rrjedhës së lumit Ibër dhe reagimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, Koci tregoi se si duhet të lexohet politikisht kjo përplasje.
“Përplasja është reale, nuk është kozmetikë. Kishte një reagim të zbehtë fillimisht nga miinstri i jashtëm i Shqipërisë, por pastaj pasoi reagimi i fuqishëm i Edi Ramës, i cili potencoi dy-tri gjëra që duhet vënë në pah. Ai tha se Shqipëria do të qëndrojë pranë shqipatrëve të Kosovës sepse ndajmë një histori, gjuhë, familje dhe një të ardhme. Më pas ai tha se Serbia e ka humbur Kosovën dhe ishte mohimi i tezës së Beogradit që sa herë nxihet gushtë del me tezën e Shqipërisë së Madhe. Ai tha se shqiptarët nuk e kanë ndërmend Shqipërinë e Madhe, por kemi të bëjmë me Kosovën shtet në vete. Shqiptarët, tha se kanë republikën e tyre dhe se Beogradi e ka humbur përfundimisht Kosovën. Kërcënimi i Serbisë ka të bëjë më shumë me diçka tjetër sesa me ndërrimin e rrjedhës së Lumit Ibër. Ndërrimi i rrjedhës së lumit është punë e gjatë, don shumë kohë. E dyta, nuk do të lejohet nga bashkësia ndërkombetare. Jnë ligjet ndërkombëtare që e saknksionojnë këtë. Mendoj që fshihet diçka tjetër. Përmes kësaj teze te hedhur dhe tezës tjetër se serbët janë të shtypur në veri, serbët synohet të paraqiten si viktima dhe të krijohet një pretekst për ndërhyrje në veri. Këtë kompetentët në Kosovë duhet ta mrrin seriozisht. Nuk është retorikë boshe”, shtoi ai. /Telegrafi/





