Gjatë 24 orëve të fundit, në mbarë vendin, policia ka privuar nga liria 15 persona për drejtim të pakujdesshëm të automjeteve.Nga të arrestuarit, 8 kanë drejtuar automjete pa patentë shoferi, 4 prej tyre të mitur.
Katër persona janë kapur duke drejtuar nën ndikimin e alkoolit, ndërsa raste të tjera kanë të bëjnë me drejtim të automjetit pavarësisht ndalesës aktive për vozitje, si dhe kombinimin e këtyre shkeljeve.
Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj personave do të ngrihen kallëzime përkatëse penale.
MPB-ja apelon që drejtuesit të respektojnë rregullat e trafikut dhe të mos drejtojnë automjete pa patentë, gjatë ndalesës së drejtimit apo nën ndikimin e alkoolit.






