Erdogan pret në takim kryediplomatët nga Ballkani, pjesëmarrëse edhe Gërvalla e Spiropali – Presidenca turke jep detaje

Nacionale

<div><div><img width="583" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/816221-erdogan-pret-ne-takim-kryediplomatet-nga-ballkani-pjesemarrese-edhe-gervalla-e-spirop6973fc88b06ba.jpeg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="erdogan-pret-ne-takim-kryediplomatet-nga-ballkani,-pjesemarrese-edhe-gervalla-e-spiropali-–-presidenca-turke-jep-detaje" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="583" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/816221-erdogan-pret-ne-takim-kryediplomatet-nga-ballkani-pjesemarrese-edhe-gervalla-e-spirop6973fc88b06ba.jpeg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="erdogan-pret-ne-takim-kryediplomatet-nga-ballkani,-pjesemarrese-edhe-gervalla-e-spiropali-–-presidenca-turke-jep-detaje"></p>Presidenti turk, Recep Erdogan, ka pritur në një takim të përbashkët, përfaqësuesit e lartë shtetëror nga rajoni i Ballkanit për politikat e jashtme, përfshirë këtu, ministren e Jashtme në detyrë, Donika Gërvalla, dhe ministren e Shqipërisë për Evropë, Elisa Spiropali. Në njoftimin e presidencës turke thuhet se ky është takimi i dytë i ministrave të</div>

Madhësia e shkronjave

Presidenti turk, Recep Erdogan, ka pritur në një takim të përbashkët, përfaqësuesit e lartë shtetëror nga rajoni i Ballkanit për politikat e jashtme, përfshirë këtu, ministren e Jashtme në detyrë, Donika Gërvalla, dhe ministren e Shqipërisë për Evropë, Elisa Spiropali.
Në njoftimin e presidencës turke thuhet se ky është takimi i dytë i ministrave të Jashtëm të Platformës së Paqes për Ballkanin.
Aty bëhet e ditur se në takim kanë qenë edhe ministrat e Jashtëm nga Mali i Zi, Serbia, Maqedonia e Veriut e Bosnja dhe Hercegovina.
‘’Presidenti Recep Tayyip Erdogan priti Ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali; Ministrin e Punëve të Jashtme të Bosnjë dhe Hercegovinës, Elmedin Konaković; Zëvendëskryeministrin për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Ervin Ibrahimović; Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz; Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të Maqedonisë së Veriut; si dhe Sekretaren e Shtetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë, Nevena Jovanović.
Ata ndodhen në Stamboll për Takimin e Dytë të Ministrave të Jashtëm të Platformës së Paqes për Ballkanin dhe u pritën në Zyrën Presidenciale Dolmabahçe’’, thuhet nga Presidenca turke.