Ambasada e Zvicrës deklarohet për ligjëratat rreth Speciales: Nuk promovojnë narrativa të caktuara

Nacionale

<div><div><img width="640" height="297" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/816219-ambasada-e-zvicres-deklarohet-per-ligjeratat-rreth-speciales-nuk-promovojne-narrativa6973fc854d063.jpeg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="ambasada-e-zvicres-deklarohet-per-ligjeratat-rreth-speciales:-nuk-promovojne-narrativa-te-caktuara" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="753" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/816219-ambasada-e-zvicres-deklarohet-per-ligjeratat-rreth-speciales-nuk-promovojne-narrativa6973fc854d063.jpeg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="ambasada-e-zvicres-deklarohet-per-ligjeratat-rreth-speciales:-nuk-promovojne-narrativa-te-caktuara" loading="lazy"></p>Ambasada e Zvicrës ka dalë me një sqarim rreth përkrahjes së saj për programin e informimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DSK). Sqarimi erdhi pasi në shkollën “Xhevdet Doda” në Prishtinë u mbajtën ligjërata për Gjykatën Speciale. Kjo ambasadë thekson se që nga viti 2018, Zvicra ka mbështetur aktivitetet e informimit të Dhomave të</div>

Madhësia e shkronjave

Ambasada e Zvicrës ka dalë me një sqarim rreth përkrahjes së saj për programin e informimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DSK).
Sqarimi erdhi pasi në shkollën “Xhevdet Doda” në Prishtinë u mbajtën ligjërata për Gjykatën Speciale.
Kjo ambasadë thekson se që nga viti 2018, Zvicra ka mbështetur aktivitetet e informimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DSO).
“Dhomat e Specializuara të Kosovës (DSO) u krijuan nëpërmjet një marrëveshjeje ndërkombëtare të ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës, duke reflektuar procesin legjislativ të vetë Kosovës dhe mandatin demokratik të institucionit”.
Sipas ambasadës, Dhomat e Specializuara të Kosovës janë një organ gjyqësor i pavarur dhe përmes Zyrës së Informimit angazhohen me një gamë të gjerë akterësh për të ndarë informacione publikisht të disponueshme mbi mandatin dhe punën e tyre, për të dëgjuar pikëpamjet e qytetarëve dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve, pa promovuar narrativa të caktuara.
“Programi i informimit zbatohet në bashkëpunim të ngushtë me organizatat e shoqërisë civile, të cilat ndihmojnë në lehtësimin e dialogut dhe inkurajojnë debatin publik të informuar mbi çështje me interes public”, thuhet më tej në deklaratën e kësaj ambasade të shpërndarë në rrjetet sociale