Përdhosja e figurave të UÇK-së në Çair, reagon BDI

Rajon

Bashkimi Demokratik për Integrim (BD) – Dega në Çair ka reaguar pas përdhosjes së muraleve me figurën e Adem Jasharit, Komandant Telit, emblemën e UÇK-së dhe simbolet e tjera të luftës së shqiptarëve. Në reagim thuhet se akti bëhet edhe më i rëndë për shkak të momentit kur ka ndodhur: pikërisht në përvjetorin e masakrës […]

Madhësia e shkronjave

Bashkimi Demokratik për Integrim (BD) – Dega në Çair ka reaguar pas përdhosjes së muraleve me figurën e Adem Jasharit, Komandant Telit, emblemën e UÇK-së dhe simbolet e tjera të luftës së shqiptarëve.

Në reagim thuhet se akti bëhet edhe më i rëndë për shkak të momentit kur ka ndodhur: pikërisht në përvjetorin e masakrës ku ra Komandant Teli.

“Nuk mund të mos shqetësohemi për atmosferën që po krijohet në vend. Një pushtet i nënshtruar politikisht ka krijuar terren ku elementet radikale nacionaliste ndihen gjithnjë e më të inkurajuara të provokojnë shqiptarët, të prekin gjuhën e tyre, simbolet dhe tani edhe figurat e dëshmorëve”, thuhet në reagim.

Më tej thuhet se “Dje u hoq gjuha shqipe nga tabelat shtetërore në Tabanoc. Sot përdhosen Adem Jashari, Komandant Teli dhe emblema e UÇK-së në Çair”.

“Kërkojmë nga Ministria e Punëve të Brendshme që urgjentisht të identifikojë autorët, të sqarojë motivet dhe t’i nxjerrë para përgjegjësisë. Presim reagim institucional, jo heshtje”.

Në fund të reagimit thuhet se Çairi ka respektuar dhe do të respektojë çdo komunitet dhe çdo qytetar. “Të njëjtin respekt e kërkojmë për historinë, gjuhën, simbolet dhe dëshmorët tanë”, thuhet në reagimin e BDI-së.