FIFA ka dalë publikisht në mbështetje të presidentit Gianni Infantino pas kritikave të shumta ndaj një propozimi për t’u shitur investitorëve privatë një 20 për qind e aksioneve në një strukturë të re komerciale të lidhur me garat e saj.
Pas një takimi në Rabat, organi qeverisës i futbollit botëror deklaroi se do të marrë masa për të mbrojtur reputacionin e institucionit.
“FIFA nuk do të tolerojë sulme të mëtejshme ndaj integritetit dhe qeverisjes së mirë dhe do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur dhe ruajtur emrin dhe reputacionin e saj”, thuhet në deklaratën e FIFA-s.
Sekretari i përgjithshëm Mattias Grafstrom dhe anëtarët e bordit që ishin të pranishëm në takim rikonfirmuan gjithashtu “mbështetjen e tyre të plotë” për Infantinon.
Megjithatë, FIFA pranoi se kishte bërë gabime në mënyrën se si ishte trajtuar propozimi i FIFA Forward Enterprise, duke pranuar se Këshilli i FIFA-s dhe federatat anëtare duhej të ishin përfshirë më shumë në këtë proces.
Organizata bëri të ditur se ky propozim tashmë është hedhur poshtë dhe nuk do të vazhdojë përpara./Telegrafi/






