Noah Cyrus provokon me fotosesionin e guximshëm në shkretëtirë

Magazina

Noah Cyrus, motra e vogël e këngëtares së njohur Miley Cyrus, ka tërhequr vëmendjen me një fotosesion të pazakontë dhe provokues të realizuar në shkretëtirë. Këngëtarja 26-vjeçare ndau në Instagram një seri fotografish ku shfaqet me një pamje të errët dhe avangarde. Noah u shfaq e veshur me çorape të zeza transparente, taka dhe një […]

Madhësia e shkronjave

Noah Cyrus, motra e vogël e këngëtares së njohur Miley Cyrus, ka tërhequr vëmendjen me një fotosesion të pazakontë dhe provokues të realizuar në shkretëtirë.

Këngëtarja 26-vjeçare ndau në Instagram një seri fotografish ku shfaqet me një pamje të errët dhe avangarde.

Noah u shfaq e veshur me çorape të zeza transparente, taka dhe një kostum trupi me tanga, ndërsa në disa prej fotografive pozoi topless, duke mbuluar gjoksin me duar, shkruan DailyMail.

Në një tjetër imazh, ajo pozoi nga pas, duke vënë në pah tatuazhet dhe flokët e saj të zinj.

Fotosesioni u realizua në perëndim të diellit, duke krijuar një atmosferë të errët dhe dramatike në peizazhin e shkretëtirës.

Noah shoqëroi publikimin me një frazë nga kënga “The Dark Eyed Sailor”: “Sepse dita kaloi dhe nata filloi”, së bashku me emoji që simbolizojnë mbrojtjen dhe betejën.

Këngëtarja, e njohur për stilin e saj alternativ, ka ndërtuar ndër vite një identitet artistik të ndryshëm nga ai i motrës së saj të famshme.

Noah është gjithashtu e fejuar me stilistin gjerman Pinkus, me të cilin u fejua në vitin 2023.

Jeta e saj familjare ka qenë gjithashtu në qendër të vëmendjes pas thashethemeve për një përçarje me nënën e saj, Tish Cyrus.

Megjithatë, nënë e bijë kanë mohuar në mënyrë indirekte zërat për një konflikt të vazhdueshëm, duke u shfaqur së bashku në rrjetet sociale dhe në evente publike. /Telegrafi/