Prokuroria Themelore në Prizren ka dalë me komunikatë pas aksionit të sotëm për dyshimet për manipulim të votave, i cili rezultoi me 109 persona të ndaluar që kryesisht kanë shërbyer si komisionerë në numërimin e votave.
Prokuroria tha se ata janë ndaluar për 48 orë dhe tha se brenda afateve ligjore do të vlerësojë parashtrimin e kërkesës për sigurimin e prezencës së të pandehurve në procedurë.
Ata ngarkohen për këto vepra penale: “Falsifikimi i rezultateve të votimit”, nga neni 216, “Kanosja” nga neni 181, “Dhënia ose marrja e ryshfetit të lidhje me votimin” nga neni 212 të KPRK-së, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar për 48 orë, njëqind e nëntë (109) persona.
Në aksionin, që u përshkrua si më i madhi ndonjëherë në Prizren për nga numri i të ndaluarve, u angazhuan katër prokurorë dhe 200 zyrtarë policorë.
Komunikata e plotë:
Prokuroria Themelore në Prizren njofton opinionin publik se, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prizren, si dhe Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren, pas pranimit të informatave publike lidhur me procesin e rinumërimit të rezultateve të votimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), respektivisht për Qendrën Komunale të Numërimit (QKN) në Prizren, ka ndërmarrë veprime hetimore lidhur me dyshimet për kryerjen e veprave penale nga Kapitulli XVIII i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), kundër të Drejtave të Votimit.
Pas autorizimit nga Prokuroria dhe në kuadër të këtij hetimi, pas intervistimit lidhur me dyshimet për kryerjen e veprave penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit”, nga neni 216, “Kanosja” nga neni 181, “Dhënia ose marrja e ryshfetit të lidhje me votimin” nga neni 212 të KPRK-së, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar për 48 orë, njëqind e nëntë (109) persona.
Prokuroria Themelore në Prizren, brenda afateve ligjore, do të vlerësojë parashtrimin e kërkesës për sigurimin e prezencës së të pandehurve në procedurë.
Në këtë aksion kanë qenë të përfshirë katër (4) prokurorë të shtetit nga Departamenti i Krimeve të Rënda, si dhe rreth dyqind (200) zyrtarë policorë.
Prokuroria Themelore në Prizren dhe Policia e Kosovës, mbeten të përkushtuara në luftën kundër kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin.
Operacioni me 200 policë e 4 prokurorë për kapjen e falsifikuesve të votave, nga 48 orë paraburgim për 109 të ndaluarit
<div><div><img width="583" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/816123-operacioni-me-200-police-e-4-prokurore-per-kapjen-e-falsifikuesve-te-votave-nga-48-or6973a830d3376.jpeg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="operacioni-me-200-police-e-4-prokurore-per-kapjen-e-falsifikuesve-te-votave,-nga-48-ore-paraburgim-per-109-te-ndaluarit" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="583" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/816123-operacioni-me-200-police-e-4-prokurore-per-kapjen-e-falsifikuesve-te-votave-nga-48-or6973a830d3376.jpeg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="operacioni-me-200-police-e-4-prokurore-per-kapjen-e-falsifikuesve-te-votave,-nga-48-ore-paraburgim-per-109-te-ndaluarit" loading="lazy"></p>Prokuroria Themelore në Prizren ka dalë me komunikatë pas aksionit të sotëm për dyshimet për manipulim të votave, i cili rezultoi me 109 persona të ndaluar që kryesisht kanë shërbyer si komisionerë në numërimin e votave. Prokuroria tha se ata janë ndaluar për 48 orë dhe tha se brenda afateve ligjore do të vlerësojë parashtrimin</div>






