Aktori Matt LeBlanc, i njohur për rolin e Joey Tribbianit në serialin e famshëm “Friends”, ka nxitur spekulime për një lidhje të re pasi u fotografua duke dalë për darkë me një instruktore joge në Santa Monica, Kaliforni.
LeBlanc, 59 vjeç, u pa pranë një gruaje me emrin Chaz, e cila sipas informacioneve është mësuese joge me më shumë se 25 vite përvojë.
Të dy u fotografuan duke lënë një restorant të njohur mes yjeve të Hollywood-it, ndërsa aktori ishte veshur në mënyrë të thjeshtë me kapelë, këmishë të zezë dhe xhinse.

Chaz ka themeluar më parë një studio joge për gra në Kaliforni dhe sot punon si konsulente për studio të ndryshme joga, duke i ndihmuar në zhvillimin e biznesit dhe krijimin e komuniteteve.
Ajo është gjithashtu aktive në rrjetet sociale, ku ndan momente nga udhëtimet dhe aktivitetet e saj të mirëqenies.
Deri tani nuk është konfirmuar nëse mes LeBlanc dhe Chaz ka një marrëdhënie romantike apo nëse bëhet fjalë vetëm për një shoqëri miqësore.
As aktori dhe as instruktorja e jogës nuk kanë komentuar për thashethemet.
Matt LeBlanc ka qenë i martuar me Melissa McKnight nga viti 2003 deri në 2006 dhe kanë një vajzë, Marina.
Pas divorcit, ka pasur lidhje me aktoren Andrea Anders dhe më vonë me producenten e emisionit “Top Gear”, Aurora Mulligan. /Telegrafi/





