Charlize Theron është shfaqur me një paraqitje të guximshme gjatë promovimit të filmit “The Odyssey” në Korenë e Jugut, duke tërhequr vëmendjen me stilin e saj unik.
Aktorja 50-vjeçare, e cila interpreton rolin e Kalipsos në filmin e Christopher Nolan, zgjodhi një kombinim të pazakontë mes elegancës dhe modës avangarde.
Theron u shfaq me një këmishë me vija të holla, të kombinuar me një fund transparent me efekt plastik dhe doreza të gjata lëkure, shkruan DailyMail.
Veshja u plotësua me çorape me pika dhe detaje dantelle, duke krijuar një nga paraqitjet më të komentuara të turit promovues të filmit.
Në këtë event, Charlize pozoi krah regjisorit Christopher Nolan dhe aktorit Matt Damon, ndërsa “The Odyssey” vazhdon suksesin në arkën filmike, duke kaluar shifrën e 450 milionë dollarëve (rreth 389 milionë euro) të ardhura globale.
Filmi, i bazuar në poemën epike të Homerit, rrëfen udhëtimin e Odiseut pas Luftës së Trojës. Matt Damon interpreton rolin kryesor, Anne Hathaway luan Penelopën, ndërsa Charlize Theron sjell në ekran personazhin e Kalipsos, nimfës që e mban Odiseun në ishullin e saj për shtatë vjet.
Përveç suksesit komercial, “The Odyssey” ka marrë edhe vlerësime të larta nga kritika, duke u konsideruar si një nga projektet më të suksesshme në karrierën e Christopher Nolan. /Telegrafi/






