As lëndimi i De Jongut nuk e shpëton, Hansi Flick i kërkon Barcelonës ta shesin yllin spanjoll

Sport

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, i ka kërkuar klubit të dëgjojë ofertat për Marc Casadon gjatë afatit kalimtar të verës, pavarësisht pasigurisë që vazhdon rreth gjendjes fizike të Frenkie de Jongut. Sipas Mundo Deportivo, tekniku gjerman beson se Barcelona ka mjaftueshëm alternativa në mesfushë dhe është i gatshëm të miratojë largimin e 22-vjeçarit para fillimit […]

Madhësia e shkronjave

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, i ka kërkuar klubit të dëgjojë ofertat për Marc Casadon gjatë afatit kalimtar të verës, pavarësisht pasigurisë që vazhdon rreth gjendjes fizike të Frenkie de Jongut.

Sipas Mundo Deportivo, tekniku gjerman beson se Barcelona ka mjaftueshëm alternativa në mesfushë dhe është i gatshëm të miratojë largimin e 22-vjeçarit para fillimit të sezonit të ri.

Casado e humbi gradualisht vendin në formacion gjatë sezonit të kaluar, duke qenë titullar vetëm në 15 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa ra në hierarkinë e mesfushorëve të skuadrës.

Lëndimi i fundit i De Jongut kishte ngritur dyshime se Barcelona mund ta mbante Casadon të paktën deri në mesin e sezonit, por Flick nuk ndan të njëjtin mendim.

Raporti thekson se trajneri i ka bërë të qartë drejtuesve të klubit se duhet të shqyrtojnë çdo ofertë të përshtatshme për mesfushorin, edhe pse ende nuk dihet se kur do të rikthehet De Jong dhe nëse ai do t’i nënshtrohet operacionit.

Nëse mbërrin oferta e duhur, Casado pritet të largohet nga “Camp Nou”, ndërsa interesimi i klubeve të tjera për shërbimet e tij vazhdon të rritet./Telegrafi/