Xabi Alonso merr vendimin, lojtari i Chelseat largohet pa luajtur asnjë minutë për klubin

Sport

Njëri prej transferimeve verore të Chelseat tashmë është vendosur në dispozicion për t’u larguar, edhe pse ende nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje zyrtare me klubin. “Blutë” vazhdojnë të jenë aktivë në afatin kalimtar, pasi kanë përfunduar transferimin rekord prej rreth 136 milionë eurosh për Morgan Rogers nga Aston Villa. Sipas The Athletic, Chelsea po shqyrton […]

Madhësia e shkronjave

Njëri prej transferimeve verore të Chelseat tashmë është vendosur në dispozicion për t’u larguar, edhe pse ende nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje zyrtare me klubin.

“Blutë” vazhdojnë të jenë aktivë në afatin kalimtar, pasi kanë përfunduar transferimin rekord prej rreth 136 milionë eurosh për Morgan Rogers nga Aston Villa.

Sipas The Athletic, Chelsea po shqyrton transferimin e sulmuesit veteran të Brightonit, Danny Welbeck, me trajnerin Xabi Alonso që dëshiron më shumë përvojë në skuadër.

Ardhja e Welbeck do të shtonte konkurrencën në sulm, ku Chelsea tashmë ka Nicolas Jackson, Liam Delap, Emmanuel Emegha dhe Joao Pedro.

Për këtë arsye, klubi po shqyrton të ardhmen e disa sulmuesve, ndërsa raportohet se Emegha mund të largohet në rast të një oferte të mirë.

Holandezi iu bashkua Chelseat këtë verë nga Strasburgu për rreth 25 milionë euro, por ende nuk ka debutuar për shkak të një dëmtimi në kofshë.

Sezonin e kaluar ai pati probleme të shumta fizike dhe zhvilloi vetëm 18 paraqitje, ndërsa kjo mund të ndikojë në vendimin e Xabi Alonsos.

Megjithatë, statistikat e tij nga sezoni 2023/24, kur shënoi 14 gola në 29 ndeshje në Ligue 1 me Strasburgun, mbeten një pikë pozitive për të ardhmen e tij te Chelsea./Telegrafi/