Nga sezoni i ri 2026/27, zyrtarisht hyri në fuqi ndalimi i shfaqjes së logos së agjencive të basteve në pjesën e përparme të fanellave të klubeve të Ligës Premier.
Për herë të parë pas shumë e shumë vitesh, asnjë nga 20 klubet e Ligës Premier nuk do të mbajë logon e sponsorit kryesor të një kompanie nga industria e basteve sportive në ndeshjet e tyre.
Ky vendim përfaqëson një nga ndryshimet më të mëdha në operacionet tregtare të futbollit anglez në vitet e fundit.
Fakti që në sezonin 2025/26, plot 11 nga 20 klubet e Ligës Premier kishin një kompani bastesh sportive si sponsor kryesor në faqen e përparme të fanellës, tregon se sa i madh ishte ndikimi i agjencive të basteve.
Me rregullin e ri, ai model bashkëpunimi u shfuqizua plotësisht, gjë që i dha fund epokës së dominimit të kompanive të basteve mbi fanellat e klubeve të ligës më të fortë angleze. /Telegrafi/






