Këngëtarja afrikano-jugore, Tyla, ka folur për polemikat që u krijuan pasi ajo e përshkroi veten si ‘coloured’ (term që në Afrikën e Jugut përdoret për njerëzit me prejardhje të përzier racore).
Tyla, 24 vjeçe, nga Johannesburg-u, u përball me kritika në vitin 2023 pasi një video e vjetër në TikTok u bë virale, ku ajo thoshte se ishte ‘një afrikano-jugore’.
Në ShBA ky term ka një histori të lidhur me segregacionin dhe shpesh konsiderohet fyes, ndërsa në Afrikën e Jugut përdoret si një identitet kulturor për komunitetet me prejardhje të përzier, i formësuar edhe nga historia e aparteidit.
Këngëtarja shpjegoi se fillimisht e pati të vështirë të përballej me reagimet, sepse ajo gjithmonë e kishte parë këtë si pjesë normale të identitetit të saj.
Ajo tha se vetëm pasi udhëtoi në vende të tjera kuptoi se i njëjti term mund të ketë kuptime shumë të ndryshme.
Tyla theksoi se identiteti “coloured” lidhet me kulturën dhe historinë e Afrikës së Jugut, por shtoi se ajo është gjithashtu zezake.
Sipas saj, ky identitet ka lindur nga një histori e dhimbshme ndarjeje dhe diskriminimi gjatë aparteidit, por sot është bërë pjesë e krenarisë kulturore për shumë njerëz.
Pranoi se kjo është një bisedë që ndoshta nuk do të zgjidhet kurrë plotësisht, pasi kuptimi i fjalës ndryshon nga një vend në tjetrin.
Tyla u bë e famshme me këngën “Water” në vitin 2023, e cila u kthye në një hit global falë një sfide virale në TikTok. /Telegrafi/






