Ministri francez për Evropën viziton nesër Kosovën, në agjendë nënshkrimi i tri marrëveshjeve

Nacionale

Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca, do të presë nesër në takim ministrin e Deleguar për Evropën të Republikës së Francës, Benjamin Haddad. Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, pas takimit dypalësh, Konjufca dhe Haddad, së bashku me ministrin e Financave, Hekuran […]

Madhësia e shkronjave

Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca, do të presë nesër në takim ministrin e Deleguar për Evropën të Republikës së Francës, Benjamin Haddad.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, pas takimit dypalësh, Konjufca dhe Haddad, së bashku me ministrin e Financave, Hekuran Murati, do të nënshkruajnë tri marrëveshje bashkëpunimi.

Marrëveshjet do të përfshijnë fushat e drejtësisë, arsimit dhe organizimit të Lojërave Mesdhetare.

Pas ceremonisë së nënshkrimit, ministri Konjufca dhe ministri Haddad do të mbajnë një deklaratë të përbashkët për media.

Takimi dhe nënshkrimi i marrëveshjeve do të zhvillohen më 27 korrik, në ora 09:00, në objektin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Prishtinë. /Telegrafi/