Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Nacionale

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll., rreth 59 vjeç, ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen Th. Sh., rreth 80 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në vendngjarje. “Rreth orës 22:00, në aksin […]

Madhësia e shkronjave

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë.

Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll., rreth 59 vjeç, ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen Th. Sh., rreth 80 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në vendngjarje.

“Rreth orës 22:00, në aksin rrugor Vranisht–Vlorë, në qendër të fshatit Vranisht, automjeti me drejtues shtetasin A. Ll., rreth 59 vjeç, banues në Vranisht, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen Th. Sh., rreth 80 vjeçe.

Si pasojë e aksidentit, këmbësorja ka humbur jetën në vendngjarje, raporton euronews.al

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.