Të hënën nis gjysmëvjetori i dytë në shkollat e Fushë Kosovës

Nacionale

<div><div><img width="640" height="367" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/814350-attachment.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Të hënën nis gjysmëvjetori i dytë në shkollat e Fushë Kosovës" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="860" height="493" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/814350-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Të hënën nis gjysmëvjetori i dytë në shkollat e Fushë Kosovës" loading="lazy"></p>Të hënën, më 19 janar, pritet të fillojë procesi mësimor në të gjitha shkollat e Komunës së Fushë Kosovës. Kjo është bërë e ditur me anë të një njoftimi të kësaj komune në Facebook. “Pas stabilizimit të gjendjes së krijuar nga vërshimet, si dhe sanimit të problemeve me sistemin e ngrohjes në shkollat ku kishte</div>

Madhësia e shkronjave

Të hënën, më 19 janar, pritet të fillojë procesi mësimor në të gjitha shkollat e Komunës së Fushë Kosovës.
Kjo është bërë e ditur me anë të një njoftimi të kësaj komune në Facebook.
“Pas stabilizimit të gjendjes së krijuar nga vërshimet, si dhe sanimit të problemeve me sistemin e ngrohjes në shkollat ku kishte prishje, tashmë janë krijuar të gjitha kushtet për fillimin normal të procesit mësimor”.
Drejtoria për Arsim ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë.
“Nxënës të dashur, ju urojmë mbarësi në mësime, ndërsa mësimdhënësve u shprehim mirënjohje për përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e vazhdueshëm në edukimin dhe formimin e brezave të rinj”, thuhet në njoftim.