Gjuajti me armë në festë familjare, kallëzim penal ndaj një zyrtari policor në Maqedoni

Rajon

Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme ka paraqitur kallëzim penal pranë Prokurorisë Themelore Publike kompetente për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit – Departamenti i Specializuar për ndjekjen e veprave penale të kryera nga persona me autorizime policore dhe nga pjesëtarë të […]

Madhësia e shkronjave

Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme ka paraqitur kallëzim penal pranë Prokurorisë Themelore Publike kompetente për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit – Departamenti i Specializuar për ndjekjen e veprave penale të kryera nga persona me autorizime policore dhe nga pjesëtarë të policisë së burgjeve, ndaj Z.R., nëpunës policor në Stacionin Policor për Mbikëqyrje Kufitare Çashkë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, sipas nenit 288 paragrafi 3 të Kodit Penal.

“Më 22.05.2026, nëpunësi policor i denoncuar, në oborrin e shtëpisë së tij familjare, gjatë një feste familjare dhe në prani të një numri të madh mysafirësh, ka shtënë disa herë me armë zjarri, duke rrezikuar jetën dhe integritetin fizik të personave të pranishëm”.

“Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale ndaj Z.R. do të paraqesë edhe propozim për inicimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë për shkelje të rendit dhe disiplinës së punës, do të shqiptojë masat e detyrueshme disiplinore, si dhe masën e largimit të përkohshëm nga vendi i punës deri në përfundimin e procedurës disiplinore – pezullim nga detyra”, thonë nga MPB.