Vendimi i FIFA për të caktuar një ekip prej pesë gjyqtarësh argjentinas për çerekfinalen e Kupës së Botës 2026 mes Francës dhe Marokut ka shkaktuar debat të gjerë në rrjetet sociale.
Në krye të ekipit të gjyqtarëve do të jetë Facundo Tello, ndërsa pjesa tjetër e stafit të ndeshjes vjen gjithashtu nga Argjentina.
Ky emërim është komentuar gjerësisht nga tifozët, të cilët e kanë lidhur atë me faktin se Argjentina është ende në garë për trofeun e madh.
Përballja Francë–Marok është një nga ndeshjet më të pritura të çerekfinaleve, ndërsa fituesi i saj mund të përballet me Argjentinën vetëm në finale. Por duket e ditur rivalitetin mes Francës dhe Argjentinës, dhe finalen e fundit mes tyre, tashmë shumë tifozë kanë ngritur pikëpyetje.
Komentet në rrjete sociale kanë qenë të ashpra. Disa përdorues e kanë cilësuar këtë zgjedhje si një rastësi të çuditshme, ndërsa të tjerë kanë pretenduar se FIFA po krijon kushte të favorshme për Argjentinën dhe Lionel Messi në rrugën drejt një tjetër trofeu botëror.
Një pjesë e tifozëve kanë shkruar se vendimi “po bëhet gjithnjë e më i dukshëm”, duke aluduar për favorizim të Argjentinës.
Të tjerë kanë ironizuar se FIFA “nuk po përpiqet më ta fshehë”, ndërsa disa komente kanë shkuar edhe më larg, duke e akuzuar institucionin për korrupsion dhe manipulim.
Megjithatë, deri tani FIFA nuk ka dhënë ndonjë reagim publik për debatet që kanë shpërthyer pas emërimit të gjyqtarëve. /Telegrafi/






