Walker: Thaçi më tha se kritikat e mia nuk e zemëronin, që atëherë u bëmë miq edhe më të mirë

Nacionale

<div><div><img width="640" height="481" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/Walker-1024x769.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="1079" height="810" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/Walker.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="" loading="lazy"></p>Ish-ambasadori William Walker ka rrëfyer se ish-presidenti Hashim Thaçi i kishte thënë se “asnjëherë nuk ishte zemëruar me kritikat që ky i fundit ia bënte”. Walker thotë në një emision të televizonit7 se që prej atëherë “u trash miqësia mes tij dhe Thaçit”. “Deri vonë isha kritik me Hashim Thaçin dhe qeverinë e tij. Dëgjoja […]</div>

Madhësia e shkronjave

Ish-ambasadori William Walker ka rrëfyer se ish-presidenti Hashim Thaçi i kishte thënë se “asnjëherë nuk ishte zemëruar me kritikat që ky i fundit ia bënte”.
Walker thotë në një emision të televizonit7 se që prej atëherë “u trash miqësia mes tij dhe Thaçit”.
“Deri vonë isha kritik me Hashim Thaçin dhe qeverinë e tij. Dëgjoja storie korrupsioni jo kundër tij, por ndaj disa ministrave, dhe isha kritik. Mendoja se po bëheshin shumë lëshime ndaj kërkesave të SHBA-së dhe BE-së. Kur erdha këtu rreth 10 vite më parë, ai më shpjegoi se nuk ishte i zemëruar me mua dhe kritikat e mia ndaj qeverisë së tij sepse e kuptonte që unë po e bëja për të mirën e Kosovës. Më pas, ne u bëmë miq më të mirë nga atëherë”, tha ish-ambasadori.