Kolona dhe pritje të gjata në dalje të Kosovës drejt Shqipërisë, autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shfrytëzojnë pika të tjera kufitare

Nacionale

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) ka njoftuar se edhe gjatë ditës së sotme janë krijuar kolona dhe pritje të gjata në dalje nga Kosova drejt Shqipërisë, në Pikën e Kalimit Kufitar Morinë. Sipas njoftimit, pavarësisht se në këtë pikë kufitare po zbatohen kontrolle minimale dhe po punohet me të gjitha kapacitetet e mundshme për […]

Madhësia e shkronjave

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) ka njoftuar se edhe gjatë ditës së sotme janë krijuar kolona dhe pritje të gjata në dalje nga Kosova drejt Shqipërisë, në Pikën e Kalimit Kufitar Morinë.

Sipas njoftimit, pavarësisht se në këtë pikë kufitare po zbatohen kontrolle minimale dhe po punohet me të gjitha kapacitetet e mundshme për të përshpejtuar qarkullimin, fluksi i madh i automjeteve ka shkaktuar pritje të konsiderueshme.

QKMK u bën thirrje qytetarëve që, nëse kanë mundësi, të shfrytëzojnë pika të tjera kufitare si alternativë, me qëllim të shmangies së pritjeve të gjata dhe lehtësimit të qarkullimit.

Po ashtu, autoritetet apelojnë te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë vozitjes. /Telegrafi/