Reperi i njohur Don Xhoni ka sqaruar për herë të parë arsyen pse zgjodhi Adelinën Ismaili dhe jo Leonora Jakupin për ta shoqëruar në fushatën promovuese të albumit të tij më të ri, “100%”.
Para publikimit të projektit, artisti tërhoqi vëmendje të madhe me një video ku shfaqej në një xhiro me makinë përkrah divës së muzikës shqiptare, Adelina Ismaili. Paraqitja e tyre u komentua gjerësisht në rrjetet sociale, ndërsa shumë fansa u pyetën pse zgjedhja kishte rënë pikërisht mbi Adelinën dhe jo mbi një tjetër ikonë të muzikës shqiptare, Leonora Jakupi.
Gjatë eventit promovues të albumit, Don Xhoni iu përgjigj kësaj pyetjeje për Prive by LS, duke theksuar se vendimi nuk kishte të bënte me preferenca personale, por me konceptin artistik të projektit.
“Nuk kam kurrfarë… nuk e di qysh me të përgjigj. Për mu të dyjat janë ikona. Thjesht ndoshta ju ka përshtatë pak më shumë Adelinës pjesa e ‘100%’. Ma merr mendja?”, u shpreh reperi.
Me këtë deklaratë, Don Xhoni bëri të qartë se i vlerëson njësoj të dy artistet, duke theksuar se zgjedhja e Adelinës ishte diktuar nga energjia dhe koncepti që donte të përcillte albumi.
Përgjigjja e tij ka shuar aludimet që qarkulluan në rrjetet sociale, duke lënë të kuptohet se bashkëpunimi promocional me Adelinën Ismaili ishte një vendim artistik dhe jo një krahasim mes dy emrave të mëdhenj të skenës muzikore shqiptare. /Telegrafi/
– YouTube youtu.be






