OVL-UÇK: Osman Selmani nuk figuron si veteran, arrestimi nga Serbia është i motivuar politikisht

Nacionale

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) ka reaguar pas arrestimit të qytetarit të Kosovës, Osman Selmani, nga autoritetet serbe, duke dënuar veprimin dhe duke mohuar çdo lidhje të tij me statusin e veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në një reagim publik, OVL-UÇK thekson se regjistrat zyrtarë të organizatës dëshmojnë se Osman Selmani […]

Madhësia e shkronjave

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) ka reaguar pas arrestimit të qytetarit të Kosovës, Osman Selmani, nga autoritetet serbe, duke dënuar veprimin dhe duke mohuar çdo lidhje të tij me statusin e veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në një reagim publik, OVL-UÇK thekson se regjistrat zyrtarë të organizatës dëshmojnë se Osman Selmani nuk figuron në bazën e të dhënave si veteran i UÇK-së.

Sipas organizatës, çdo përpjekje për ta lidhur Selmanin me UÇK-në është e pabazë, pa bazë faktike apo ligjore dhe, sipas saj, e motivuar politikisht.

“Regjistrat tanë zyrtarë janë të qartë: Osman Selmani nuk figuron në bazën e të dhënave të OVL-UÇK-së si veteran i UÇK-së. Lidhja e tij me UÇK-në është e pabazë dhe e motivuar politikisht, asgjë më tepër”, thuhet në reagim.

OVL-UÇK u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të ndërmarrin veprime të menjëhershme për mbrojtjen e Selmanit.

Organizata thekson se çdo qytetar i Kosovës që përballet me procedura ligjore të motivuara politikisht meriton mbrojtje të plotë konsullore dhe ligjore, duke shtuar se Republika e Kosovës ka detyrimin ta ofrojë një mbështetje të tillë.