Talenti që mund t’i bashkohet Kosovës rinovon edhe për dy vite me Bayernin

Sport

Talenti i madh që mund t’i bashkohet së shpejti Kombëtares së Kosovës, Yll Gashi e ka vazhduar bashkëpunimin edhe për dy vite me Bayern Munich. Gashi ka bërë një emër të madh në grupmoshat e gjigantit gjerman, duke qenë më i vlerësuari në skuadër. Pavarësisht interesimit të top klubeve, Bayerni ka arritur ta “blindojë” edhe […]

Madhësia e shkronjave

Talenti i madh që mund t’i bashkohet së shpejti Kombëtares së Kosovës, Yll Gashi e ka vazhduar bashkëpunimin edhe për dy vite me Bayern Munich.

Gashi ka bërë një emër të madh në grupmoshat e gjigantit gjerman, duke qenë më i vlerësuari në skuadër.

Pavarësisht interesimit të top klubeve, Bayerni ka arritur ta “blindojë” edhe për së paku dy vite.

Përmes një postimi në Instagram, Bayerni njoftoi se Gashi do të jetë pjesë e skuadrës deri më 2028.

“Dyshja e Bayernit Yll Gashi dhe Vincent Manuba e kanë vazhduar kontratën”, thuhet në komunikatë.

Ndërkohë, në nivelin ndërkombëtar Gashi e përfaqëson Gjermaninë, por ka pasur disa takime me Kosovën, ku është takuar edhe me përzgjedhësin Franco Foda.

Përndryshe, interesim për lojtarin ka edhe Shqipëria./Telegrafi/