Paraguai feston si kurrë më parë, tifozët pushtojnë rrugët pas eliminimit historik të Gjermanisë

Sport

Paraguai ka shkruar një nga faqet më të lavdishme në historinë e futbollit të tij, duke eliminuar katër herë kampionen e botës, Gjermaninë, në raundin e 32-shes së Kupës së Botës 2026. Pas një ndeshjeje dramatike që përfundoi 1-1 në kohën e rregullt dhe nuk prodhoi fitues as pas vazhdimeve, gjithçka u vendos nga goditjet […]

Madhësia e shkronjave

Paraguai ka shkruar një nga faqet më të lavdishme në historinë e futbollit të tij, duke eliminuar katër herë kampionen e botës, Gjermaninë, në raundin e 32-shes së Kupës së Botës 2026.

Pas një ndeshjeje dramatike që përfundoi 1-1 në kohën e rregullt dhe nuk prodhoi fitues as pas vazhdimeve, gjithçka u vendos nga goditjet e penalltive.

Paraguai tregoi qetësi dhe saktësi nga pika e bardhë, duke triumfuar 4-3 dhe siguruar një nga fitoret më të mëdha në historinë e futbollit të vendit.

Menjëherë pas vërshëllimës së fundit, festa shpërtheu në të gjithë Paraguain.

Mijëra tifozë dolën në rrugë, duke mbushur sheshet dhe qendrat e qyteteve me flamuj kuq e bardhë, këngë dhe brohoritje për të festuar këtë sukses historik.

Megjithatë, rrugëtimi i Paraguait në Kupën e Botës bëhet edhe më i vështirë.

Në fazën e 1/8 së finales, ata do të përballen me fituesin e sfidës mes Francës dhe Suedisë, në kërkim të një tjetër surprize të madhe në turne. /Telegrafi/