Kate Cassidy ka treguar hapur se po e ka të vështirë rikthimin në jetën si beqare, vetëm disa ditë pas ndarjes nga partneri i saj i ri.
Influencuesja 27-vjeçare u la nga i dashuri i fundit, pasi sipas saj ai e krahasonte vazhdimisht me Liam Payne, me të cilin ajo kishte qenë në lidhje për dy vite deri në vdekjen e tij në tetor 2024.
Në një postim në rrjete sociale, Kate ndau një foto ku shfaqej e buzëqeshur, por e shoqëroi me një mesazh të sinqertë, duke shkruar: “Beqare dhe e lumtur (e urrej të jem beqare)”, duke pranuar kështu gjendjen e saj emocionale, shkruan DailyMail.
Pavarësisht situatës, ajo ka vazhduar pushimet me shoqet në Montauk, New York, ku së fundmi ka ndarë një seri fotosh me bikini, ku shfaqet në formë dhe shumë provokuese.
Në një tjetër rrëfim në TikTok, ajo tregoi se lidhja e fundit kishte përfunduar papritur dhe se për të ishte e vështirë të përshtatej me takimet e reja, duke pranuar se shpesh e krahason partnerin e ri me ish-in e saj, Liam Payne.
Kate shtoi se kjo gjë e ka bërë procesin e njohjeve të reja edhe më të ndërlikuar, pasi ende po përballet emocionalisht me humbjen dhe kujtimet e së kaluarës. /Telegrafi/






