Kylian Mbappe ka reflektuar mbi dinamikën sulmuese të Francës dhe lidhjet individuale brenda skuadrës pas ndeshjes së tyre të fundit në Kupën e Botës, duke theksuar si anët pozitive ashtu edhe fushat për përmirësim.
Kapiteni i Francës pranoi se ka hapësirë për të forcuar mirëkuptimin e tij me Ousmane Dembelen.
“Ndoshta mund ta përmirësoj pak më shumë marrëdhënien që kam me Ousmanen në fushë”, tha Mbappe.
Duke vlerësuar performancën e përgjithshme të Francës, ai vuri në dukje gabimet teknike në pjesën e parë, por këmbënguli se intensiteti i ekipit mbeti i qëndrueshëm pavarësisht nervozizmit midis debutuesve.
“Kur i shoh katër sulmuesit, nuk shoh asnjë lojtar të shkëputur. Në pjesën e parë, bëmë shumë gabime teknike dhe nuk mundëm ta thyenim bllokun e tyre mbrojtës. Sa i përket intensitetit, ishim në nivelin e duhur. Shumë lojtarë po bënin debutimin e tyre në Kupën e Botës. Kishte pak nervozizëm”, shpjegoi ai.
Mbappe foli gjithashtu për spekulimet rreth një transferimi të mundshëm në MLS më vonë në karrierën e tij, duke pranuar tërheqjen e kulturës së futbollit në Shtetet e Bashkuara.
“Shtetet e Bashkuara kanë një kulturë të ndryshme nga e jona; gjithmonë më ka pëlqyer ajo kulturë ku ambicia nuk ka kufij”, tha ai.
“A do të vij këtu para fundit të karrierës sime? Ndoshta, nuk e di. Davidi më ka folur tashmë për këtë”, tha kapiteni i Francës. /Telegrafi/






