Eva Murati mes muzgut dhe detit të pafundmë – duket plot hir teksa pozon me një fustan rozë prej sateni

Magazina

Gazetarja e njohur sportive, Eva Murati, ka tërhequr edhe një herë vëmendjen e ndjekësve të saj me një sërë postimesh të reja në rrjetet sociale. Ajo ka ndarë disa fotografi nga vizita e saj në Kroaci, ku shfaqet duke pozuar mes një peizazhi mahnitës bregdetar, me detin e pafund dhe ngjyrat magjike të perëndimit të […]

Madhësia e shkronjave

Gazetarja e njohur sportive, Eva Murati, ka tërhequr edhe një herë vëmendjen e ndjekësve të saj me një sërë postimesh të reja në rrjetet sociale.

Ajo ka ndarë disa fotografi nga vizita e saj në Kroaci, ku shfaqet duke pozuar mes një peizazhi mahnitës bregdetar, me detin e pafund dhe ngjyrat magjike të perëndimit të diellit në sfond.

Megjithatë, nuk ishte vetëm panorama që mori vëmendjen e ndjekësve. Eva Murati u shfaq tejet elegante dhe plot stil, duke dëshmuar edhe një herë pse konsiderohet një nga figurat më të komentuara të ekranit shqiptar.

Për këtë paraqitje, ajo kishte zgjedhur një fustan rozë prej sateni, i cili vinte në pah siluetën e saj dhe linjat e tonifikuara trupore. Me një kombinim të thjeshtë, por shumë elegant, gazetarja dukej e kuruar në çdo detaj.

Bukuria, eleganca dhe sharmi karakteristik i Eva Muratit nuk kaluan pa u vënë re nga ndjekësit, të cilët e vlerësuan paraqitjen e saj me komente dhe pëlqime të shumta në rrjetet sociale.