Kombëtarja e Panamasë tërhoqi vëmendjen e tifozëve të futbollit në mbarë botën me një situatë të pazakontë gjatë ndeshjes kundër Ganës.
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale janë bërë virale, pasi tregojnë mënyrën e veçantë se si futbollistët panamezë u pozicionuan për goditjen nga qendra pas një goli të pësuar në minutat shtesë.
Në minutën e 97-të, ishin tetë lojtarë t137 Panamasë që u rreshtuan pranë vijës qendrore të fushës, duke pritur sinjalin për rifillimin e lojës. Menjëherë pas ekzekutimit të goditjes nga qendra, ata synuan të avanconin sa më shpejt drejt portës së Ganës në kërkim të golit të barazimit.
Arsyeja e këtij veprimi ishte e thjeshtë: Gana kishte shënuar në minutën e 95-të, duke i lënë Panamasë shumë pak kohë për të reaguar. Për këtë arsye, futbollistët panamezë zgjodhën të pozicionoheshin në mënyrë sa më efikase për të nisur menjëherë një sulm.
Sipas rregullave të lojës, të gjithë lojtarët e skuadrës që kryen goditjen nga qendra duhet të ndodhen në gjysmën e tyre të fushës para rifillimit të ndeshjes. Kjo bëri që të krijohej një pamje e rrallë dhe mjaft interesante, e cila tashmë ka bërë xhiron e rrjeteve sociale.
Momenti i plotë i kësaj situate mund të shihet në videon e bashkëngjitur. /Telegrafi/






