Policia e Kosovës ka dalë më një apel për pjesëmarrësit, pas situatës së fundit të krijuar nga reshjet e shiut.
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Policia ka bërë me dije se si pasojë e reshjeve, në disa zona të vendit nëpër rrugë të ndryshme janë evidentuar vështirësi në qarkullim, përfshirë dëmtime të rrugëve, rrëshqitje dheu e dëmtime në ura të caktuara.
Shoferëve u është bërë thirrje që ta përshtasin vozitjen me kushtet e rrugës.
“U bëjmë thirrje të gjithë shoferëve që të tregojnë kujdes dhe vigjilencë të shtuar, të respektojnë rregullat e trafikut dhe ta përshtatin vozitjen me kushtet aktuale të rrugës dhe dukshmërinë e reduktuar, në mënyrë që të shmangin aksidentet e mundshme. Siguria fillon nga ju. Kur kushtet në rrugë ndryshojnë, kujdesi duhet të rritet”, thuhet në apel.
Ndryshe, Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave ka paralajmëruar më herët se situata me vërshimet mund të përkeqësohet në rast se do të ketë reshje të reja./Reporteri.net
“Rrëshqitje dheu, dëmtime në ura”, Policia del me apel për shoferët pas situatës me vërshimet
<div><div><img width="640" height="469" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/812074-attachment-1024x751.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="“Rrëshqitje dheu, dëmtime në ura”, Policia del me apel për shoferët pas situatës me vërshimet" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="1149" height="843" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/812074-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="“Rrëshqitje dheu, dëmtime në ura”, Policia del me apel për shoferët pas situatës me vërshimet" loading="lazy"></p>Policia e Kosovës ka dalë më një apel për pjesëmarrësit, pas situatës së fundit të krijuar nga reshjet e shiut. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Policia ka bërë me dije se si pasojë e reshjeve, në disa zona të vendit nëpër rrugë të ndryshme janë evidentuar vështirësi në qarkullim, përfshirë dëmtime të rrugëve, rrëshqitje</div>






