Milani po vazhdon kërkimet për trajnerin e ri pas largimit të Massimiliano Allegri, ndërsa një nga emrat më të fundit që ka hyrë në listën e kandidatëve është Ralf Rangnick.
Sipas raportimeve të “La Gazzetta dello Sport”, drejtuesit e Milanit po e shqyrtojnë seriozisht trajnerin aktual të kombëtares së Austrisë për të marrë drejtimin e skuadrës kuqezi.
Në këtë proces është përfshirë edhe Zlatan Ibrahimovic, i cili po ndihmon klubin në përzgjedhjen e trajnerit të ri. Raportohet se suedezi është takuar me Rangnickun në Vjenë për të diskutuar mbi projektin sportiv të Milanit.
2022/03/Rangnick.jpg telegrafi.com
Kontrata e trajnerit gjerman me kombëtaren e Austrisë skadon pas Kupës së Botës 2026 dhe Milani thuhet se i ka ofruar një rol me më shumë kompetenca, ku përveç stolit do të kishte ndikim të madh edhe në strategjinë e transferimeve.
Kjo nuk është hera e parë që Milani interesohet për Rangnickun. Klubi italian kishte tentuar ta afronte atë edhe në vitin 2020, por marrëveshja nuk u realizua.
Megjithatë, sipas mediave italiane, favorit për momentin mbetet Andoni Iraola. Në listën e dëshirave të Milanit vazhdojnë të jenë edhe Oliver Glasner dhe Xavi Hernandez. /Telegrafi/






