BFI publikon kohën e faljes së namazit të Kurban Bajramit në Maqedoninë e Veriut

Rajon

Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë së Veriut ka publikuar orën e faljes së namazit të Kurban Bajramit, i cili festohet të mërkurën, më 27 maj 2026. Manifestimi qendror i Kurban Bajramit do të mbahet në Xhaminë “Mustafa Pasha” në Shkup, ku besimtarët myslimanë do të kenë mundësinë të ndjekin programin fetar të organizuar me rastin […]

Madhësia e shkronjave

Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë së Veriut ka publikuar orën e faljes së namazit të Kurban Bajramit, i cili festohet të mërkurën, më 27 maj 2026.

Manifestimi qendror i Kurban Bajramit do të mbahet në Xhaminë “Mustafa Pasha” në Shkup, ku besimtarët myslimanë do të kenë mundësinë të ndjekin programin fetar të organizuar me rastin e kësaj feste.

Sipas njoftimit, falja e namazit të sabahut do të bëhet në ora 04:29, lindja e diellit është paraparë në ora 04:59, ndërsa falja e namazit të i Kurban Bajramit do të bëhet në ora 05:45.