Llapi ka arkëtuar pikët e plota në sfidën direkte me Malishevën, në kuadër të xhiros së 35-të në Superligën e Kosovës.
Skuadra e Tahir Batatinës bëri një hap të madh për t’i shpëtuar barazhit falë një fitore 3-2.
Malisheva e nisi më mirë për të kaluar në epërsi përmes Veliut, pas një aksioni të bukur (20’).
Sidoqoftë, talenti Arianit Hasani me një gol të bukur e barazoi rezultatin (29’).
Vetëm gjashtë minuta më pas, Ramadani u tregua i saktë nga pika e bardhë për ta përmbysur epërsinë (35’).
Kurse ishte Arbnor Aliu që u përkujdes për golin e fitores dhe qetësisë për vendasit (41’).
E tëra që bëri Malisheva ishte goli i dytë dhe i fundit falë Mevlan Zekës (87′).
Llapi me këtë fitore mbledhë 46 pikë, ndërsa Malisheva qëndron në vendin e tretë me 56 sosh./Telegrafi/






