Liverpool thuhet se është “thellësisht i frustruar” me vendimin e trajnerit Xabi Alonso për t’u bërë trajneri i ri i Chelseat.
Sipas “The Telegraph”, klubi nga Merseyside kishte tentuar ta emëronte ish-mesfushorin e tyre në verën e vitit 2024, pas largimit të Jurgen Klopp. Alonso e refuzoi Liverpoolin në atë periudhë, duke zgjedhur më pas t’i bashkohej Real Madridit një vit më vonë.
Raportohet se drejtuesit e Fenway Sports Group (FSG), kompania që zotëron Liverpoolin, u ndjenë të zhgënjyer kur Alonso pranoi javën e kaluar të marrë drejtimin e ekipit në “Stamford Bridge”.
Pas kësaj, hierarkia vendosi të vazhdojë me Arne Slot, duke e mbajtur në post pavarësisht paraqitjeve jo bindëse të “Reds” gjatë këtij sezoni.
Alonso ka pasur një karrierë shumë të suksesshme si lojtar në “Anfield”, ku luajti për Liverpoolin nga viti 2004 deri më 2009.
Ndërkohë, Liverpooli po lufton për një vend në Ligën e Kampionëve, ndërsa mbetet të shihet se si do të përforcohet gjatë afatit kalimtar veror./Telegrafi/






