OVL-UÇPMB ka organizuar akademi përkujtimore kushtuar dëshmorëve të UÇPMB, në përkujtim të sakrificës dhe luftës së tyre për liri dhe dinjitet kombëtar.
Akademia është mbajtur në Shtëpia e Kulturës në Preshevë, ku morën pjesë familjarë të dëshmorëve, ish-luftëtarë të UÇPMB-së, qytetarë nga Lugina e Preshevës, mysafirë të shumtë dhe përfaqësues institucionalë.
Gjatë programit përkujtimor u kujtua veprimtaria dhe sakrifica e dëshmorëve të rënë në luftën e UÇPMB-së, ndërsa aktiviteti u shoqërua edhe me program artistik dhe këngë folklorike shqiptare të interpretuara me çifteli.
Në mesin e të pranishmëve ishte edhe Shqiprim Musliu, i cili mori pjesë në akademinë përkujtimore kushtuar dëshmorëve të UÇPMB-së.

“Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit”, ishte mesazhi i përcjellë gjatë akademisë përkujtimore të organizuar nga OVL-UÇPMB. /BujanociNet/





