Shqiponja fiton finalen dramatike ndaj Samadrexhës në hendboll

Sport

Shqiponja ka hedhur hapin e parë drejt titullit të kampiones së Kosovës në hendboll për femra, duke triumfuar në ndeshjen e parë finale ndaj Samadrexhës me rezultat të ngushtë 23:22. Takimi i zhvilluar sot (e mërkurë) në palestrën “Afrim Bunjaku” në Samadrexhë u karakterizua nga një duel i fortë dhe një fund tepër dramatik. Vendaset […]

Madhësia e shkronjave

Shqiponja ka hedhur hapin e parë drejt titullit të kampiones së Kosovës në hendboll për femra, duke triumfuar në ndeshjen e parë finale ndaj Samadrexhës me rezultat të ngushtë 23:22.

Takimi i zhvilluar sot (e mërkurë) në palestrën “Afrim Bunjaku” në Samadrexhë u karakterizua nga një duel i fortë dhe një fund tepër dramatik.

Vendaset e nisën më mirë ndeshjen, duke krijuar epërsi 3:0 dhe më pas 9:4. Megjithatë, Shqiponja reagoi shpejt dhe barazoi shifrat në 9:9. Pjesa e parë u mbyll me epërsinë minimale të Samadrexhës, 12:10.

Edhe në pjesën e dytë, Samadrexha arriti të shkëputej në 15:12 dhe më vonë mbajti një epërsi të lehtë, por Shqiponja nuk u dorëzua dhe riktheu sërish baraspeshën në lojë.

Në minutat vendimtare, ndeshja ishte plot tension. Në minutën e 58-të rezultati ishte i barabartë 21:21, ndërsa Shqiponja kaloi në epërsi 22:21. Në minutën e 59-të, Orgesa Gola shënoi për 23:21, duke i dhënë avantazhin vendimtar skuadrës gjakovare. Samadrexha arriti vetëm të ngushtojë diferencën në 23:22, pa mundur të shmangë humbjen.

Te Shqiponja u dalluan Alma Nivokazi dhe Ana Carolina Gonçalves me nga gjashtë gola secila, ndërsa te Samadrexha më efikasja ishte Amanda Abreu me pesë gola.

Finalja e dytë do të zhvillohet të shtunën në Gjakovë. Skuadra që arrin tri fitore shpallet kampione e Kosovës. /Telegrafi/