Takime të ndara në nivel kryenegociatorësh në Bruksel

Nacionale

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka njoftuar se ka zhvilluar takime të ndara në Bruksel, në nivel kryenegociatorësh. Kosova është përfaqësuar nga Agron Bajrami. Sorensen në njoftimin në platformën “X”, ka thënë është paraqitur plani i punës mbi normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë për muajt e ardhshëm. […]

Madhësia e shkronjave

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka njoftuar se ka zhvilluar takime të ndara në Bruksel, në nivel kryenegociatorësh.

Kosova është përfaqësuar nga Agron Bajrami.

Sorensen në njoftimin në platformën “X”, ka thënë është paraqitur plani i punës mbi normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë për muajt e ardhshëm.

“Kam zhvilluar takime të ndara dhe të detajuara me të dy kryenegociatorët në Bruksel këtë javë për të paraqitur planin tonë të punës mbi normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për muajt e ardhshëm”, ka thënë Sorensen.

Një ditë më parë, ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, bëri të ditur se në ambasadën e Kosovës në Bruksel ka zhvilluar një takim me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.

Sipas njoftimit të Konjufcës është diskutuar për avancimin e procesit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Konjufca theksoi se qëllimi i qartë i Kosovës mbetet përmbyllja e procesit me njohje reciproke mes dy vendeve.

Në këtë takim mori pjesë edhe kryenegociatori Agron Bajrami.

Takimi i fundit në nivel të lartë është mbajtur në shtator të vitit 2023.