Milani ka pësuar një humbje të rëndë nga Atalanta në San Siro duke u mposhtur me rezultat 2-3.
Mysafirët shënuan të parët vetëm pas shtatë minutave lojë, kur mesfushori brazilian Ederson kaloi zikaltërtit në epërsi 0-1.
Kur pritej reagimi i vendasve, ndodhi e kundërta, pasi mysafirët shënuan edhe golin e dytë, kësaj radhe me Zappaccostan i cili u asistua nga Krstovic për 0-2.
Me epërsinë e dyfishtë të bergamaskëve u mbyllën 45 minutat e para të kësaj ndeshje.
Atalanta e nisi më mirë edhe pjesën e dytë, kur Giaccomo Raspadori shënoi për 0-3 pas asistimit nga Ederson,
Vendasit u rikthyen në lojë me golin e mbrojtësit Pavlovic në minutën e 87-të për 1-3.
E në minutën e 94-të, Christopher Nkunku realizoi nga penalltia për rezultatin përfundimtar 2-3.
Milani me këtë humbje rrezikon pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, pasi Juventusi tani është e treta me 68 pikë. Rossonerët janë të katërtit me 67 pikë, aq sa ka edhe Roma në pozitën e pestë.
Ndeshjen e ardhshme Milani e luan në udhëtim te Genoa, derisa Atalanta pret Bolognën. /Telegrafi/






