Vedat Muriqi!!!!! Ylli i Mallorcas shënon gol ndaj Villarrealit

Sport

Sulmuesi Vedat Muriqi është duke vazhduar të jetë shpëtimtari i Mallorcas. Ylli i Kosovës realizoi në kohën shtesë të pjesës së parë për të barazuar rezultatin ndaj Villarrealit. Ai përfitoi nga një gabim amator i portierit mysafir, të cilit i iku topi nga duart dhe me një goditje të lehtë shënoi në portën e zbrazur […]

Madhësia e shkronjave

Sulmuesi Vedat Muriqi është duke vazhduar të jetë shpëtimtari i Mallorcas.

Ylli i Kosovës realizoi në kohën shtesë të pjesës së parë për të barazuar rezultatin ndaj Villarrealit.

Ai përfitoi nga një gabim amator i portierit mysafir, të cilit i iku topi nga duart dhe me një goditje të lehtë shënoi në portën e zbrazur (45+2’).

Ky është goli i 22-të për Muriqin në La Liga, duke qenë vetëm dy më pak se lideri aktual Kylian Mbappe në garën për “Pichichi”./Telegrafi/