Stadiumi i Qytetit në Shtime ka marrë një pamje tërësisht të re, pas përfundimit të projektit të rindërtimit me vlerë rreth 2.5 milionë euro, të financuar nga Qeveria e Kosovës. Projekti është realizuar brenda një periudhe prej një viti e gjysmë dhe ka sjellë modernizimin e plotë të infrastrukturës sportive.
Në ceremoninë e përurimit morën pjesë Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, si dhe përfaqësues institucionalë, sportdashës dhe qytetarë.
Kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e këtij investimi për zhvillimin e sportit dhe për komunitetin lokal.
“Me rreth 2.5 milionë euro investim dhe për një periudhë njëvjeçare e gjysmë, është krijuar një stadium që u shërben sportistëve, shikuesve dhe futbolldashësve të të gjitha moshave. Uroj që ky stadium të shfrytëzohet sa më shumë dhe klubit futbollistik ‘Vjosa’ i dëshirojmë suksese të vazhdueshme”, tha Kurti.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, vlerësoi se stadiumi tashmë i plotëson standardet për zhvillimin e ndeshjeve zyrtare profesionale.
“Këtu është arritur standardi i kërkuar për zhvillimin e ndeshjeve profesionale. Ky stadium i transformuar i shërben futbollistëve dhe publikut dhe është pjesë e angazhimit tonë për investime të vazhdueshme në sport, gjithandej Kosovës”, deklaroi Çeku.
Përurohet Stadiumi i Qytetit në Shtime, investim 2.5 milionë euro
<div><div><img width="640" height="360" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/809366-attachment-1024x576.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Përurohet Stadiumi i Qytetit në Shtime, investim 2.5 milionë euro" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="1245" height="700" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/809366-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Përurohet Stadiumi i Qytetit në Shtime, investim 2.5 milionë euro" loading="lazy"></p>Stadiumi i Qytetit në Shtime ka marrë një pamje tërësisht të re, pas përfundimit të projektit të rindërtimit me vlerë rreth 2.5 milionë euro, të financuar nga Qeveria e Kosovës. Projekti është realizuar brenda një periudhe prej një viti e gjysmë dhe ka sjellë modernizimin e plotë të infrastrukturës sportive. Në ceremoninë e përurimit morën</div>






