Fermin Lopez flet për të ardhmen e Ferran Torresit dhe interesimin e Barcelonës për Rodrin

Sport

Fermin Lopez ka reaguar ndaj zërave të fundit që lidhen me të ardhmen e Ferran Torresit dhe interesimin e Barcelonës për mesfushorin e Manchester Cityt, Rodri. Pas humbjes 1-0 ndaj Udineses, mesfushori spanjoll u pyet për dy çështjet që po marrin vëmendje të madhe në afatin kalimtar. Sa i përket Ferran Torresit, Fermin preferoi të […]

Madhësia e shkronjave

Fermin Lopez ka reaguar ndaj zërave të fundit që lidhen me të ardhmen e Ferran Torresit dhe interesimin e Barcelonës për mesfushorin e Manchester Cityt, Rodri.

Pas humbjes 1-0 ndaj Udineses, mesfushori spanjoll u pyet për dy çështjet që po marrin vëmendje të madhe në afatin kalimtar.

Sa i përket Ferran Torresit, Fermin preferoi të mos japë një qëndrim të prerë, duke theksuar se nuk i di të gjitha detajet rreth situatës së bashkëlojtarit të tij.

“Ferran është një bashkëlojtar i madh. Nuk dua të futem në këtë çështje, sepse nuk i kam të gjitha informacionet”, deklaroi Lopez.

Ndërkohë, për interesimin e Barcelonës për Rodrin, ai u shpreh në mënyrë të ngjashme: “Nuk i kam të gjitha informacionet as për Rodrin, por çfarëdo që të vendosin Deco dhe drejtuesit sportivë, do të jetë në rregull. Të gjithë e dinë se ai është një lojtar i madh”.

Rodri është përfolur si një nga objektivat kryesorë të Barcelonës për këtë verë, ndërsa Ferran Torres lidhet me një largim të mundshëm nga klubi katalanas.

Megjithatë, për momentin, e ardhmja e të dy lojtarëve mbetet në pritje të vendimeve përfundimtare. /Telegrafi/