Zendaya dhe Meryl Streep do të mungojnë në Met Gala – thuhet se fajin e kanë Jeff Bezos e Lauren Sanchez

Magazina

Aktorja Zendaya, e cila vitet e kaluara ka qenë ndër emrat më të spikatur në tapetin e kuq të Met Gala-s në New York, thuhet se këtë vit nuk do të marrë pjesë në eventin që po financohet nga themeluesi i Amazon, Jeff Bezos dhe bashkëshortja e tij, Lauren Sanchez. Sipas revistës ELLE, Zendaya po […]

Madhësia e shkronjave

Aktorja Zendaya, e cila vitet e kaluara ka qenë ndër emrat më të spikatur në tapetin e kuq të Met Gala-s në New York, thuhet se këtë vit nuk do të marrë pjesë në eventin që po financohet nga themeluesi i Amazon, Jeff Bezos dhe bashkëshortja e tij, Lauren Sanchez.

Sipas revistës ELLE, Zendaya po tërhiqet përkohësisht nga paraqitjet publike pas një periudhe të ngarkuar me promovimin e projekteve “The Drama” dhe “Euphoria”.

Ndërkohë, Daily Mail raporton se ajo është parë këtë javë në Kaliforni, ku ka mbështetur Tom Holland në një event të lidhur me markën e tij “Bero”.

Në qendër të vëmendjes këtë vit janë edhe Bezos dhe Sanchez, të cilët për herë të parë paraqiten si donatorë kryesorë të Met Gala-s.

Përfshirja e tyre ka shkaktuar pakënaqësi te një pjesë e publikut dhe e skenës së modës; madje në Manhattan janë shfaqur postera me mesazhin: “Bojkotoni Met Gala-n e Bezosit”.

Po ashtu, raportohet se Meryl Streep e ka refuzuar ftesën për të qenë pikërisht për shkak të rolit të Bezosit dhe Sanchez.

Ndërkohë, Anna Wintour ka mbrojtur më herët pjesëmarrjen e tyre, duke deklaruar për CNN se Lauren Sanchez do të jetë një kontribut i çmuar për muzeun dhe eventin. /Telegrafi/