Ndalohet peshkimi i koranit në Liqenin e Ohrit

Nacionale

<div><div><img width="640" height="427" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/808805-attachment.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Ndalohet peshkimi i koranit në Liqenin e Ohrit" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="750" height="500" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/808805-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Ndalohet peshkimi i koranit në Liqenin e Ohrit" loading="lazy"></p>Policia kufitare në bashkëpunim me atë të rendit dhe organizatën e peshkimit në Pogradec, po monitorojnë ndalimin e peshkimit të koranit përgjatë muajve dhjetor dhe janar, që përkon me periudhën e shumimit të këtij peshku. Nga kontrollet këtij viti janë konstatuar raste sporadike të peshkimit të paligjshëm, ndërsa ndëshkimet variojnë nga gjobë deri në ndjekje</div>

Madhësia e shkronjave

Policia kufitare në bashkëpunim me atë të rendit dhe organizatën e peshkimit në Pogradec, po monitorojnë ndalimin e peshkimit të koranit përgjatë muajve dhjetor dhe janar, që përkon me periudhën e shumimit të këtij peshku. Nga kontrollet këtij viti janë konstatuar raste sporadike të peshkimit të paligjshëm, ndërsa ndëshkimet variojnë nga gjobë deri në ndjekje penale.
Përgjatë gjithë muajit dhjetor varkat e peshkimit në qytetin e Pogradecit i shikon në breg të liqenit të përmbysura, pasi në këtë muaj dhe gjatë muajit janar është ndaluar peshkimi I koranit për shkak se përkon me periudhën e shumimit të këtij peshku që ka habitatin e tij në liqenin e Ohrit. Ndryshe nga vitet e kaluara këtë vit, ndalimi i peshkimit duket se po respektohet në masë, sa nga ndërgjegjësimi aq edhe nga masat e gjobave, gjë të cilën e konfirmojnë edhe kontrollet e kryera ne bashkëpunim me organizatën e peshkimit Pogradec.
Ndalimi i peshkimit duket se ka ndikuar edhe në tregun e shitjes së koranit ku aktualisht ka mungesë të peshkut të freskët të sapo kapur. Gjatë kësaj periudhe, 70 peshkatarët janë të autorizuar për mbledhjen e vezëve të koranit. Ato trajtohen në inkubatorin e Linit dhe më pas, në periudhën e vjeshtës, lëshohen në liqen në formën e koranëve të vegjël, si pjesë e procesit të ripopullimit të Liqenit të Ohrit.