Faza e grupeve të turneut “IEM RIO 2026” ka përfunduar, me Natus Vincere që arriti të kualifikohet në play-off, pranë Spirit, Mouz, Vitality, Falcons dhe Furia.
Një ndër lojtarët më në formë padyshim ishte Drin Shaqiri, i njohur me nofkën si “makazze”.
HLTV ka publikuar të dhënat e fundit, ku “makazze” në këtë fazë të grupeve ka qenë lojtari i dytë më i dalluar me notën 1.34 brenda 11 mapeve, ku më mirë qëndron vetëm Ilya Osipov, i njohur si “mONESY” me notë 1.58 – megjithatë ky ka zhvilluar vetëm shtatë mape.






