BBVK 5 zgjerohet me banorë të rinj, këta janë emrat që hynë në shtëpi

Magazina

Shtëpia e Big Brother VIP Kosova 5 ka mirëpritur banorë të tjerë, duke zgjeruar kështu listën e personazheve që do të garojnë për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh. Mes emrave të rinj është Shqiponja Mustafaj, TikTok-erja e njohur, e cila tregoi se ka një histori prekëse për të ndarë me publikun dhe një […]

Madhësia e shkronjave

Shtëpia e Big Brother VIP Kosova 5 ka mirëpritur banorë të tjerë, duke zgjeruar kështu listën e personazheve që do të garojnë për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.

Mes emrave të rinj është Shqiponja Mustafaj, TikTok-erja e njohur, e cila tregoi se ka një histori prekëse për të ndarë me publikun dhe një mision që dëshiron ta çojë deri në fund.

Pjesë e garës u bë edhe Rron Isufi, 20-vjeçari nga Prishtina, i cili merret me fitnes. Ai u shpreh i motivuar për këtë eksperiencë dhe dëshirën për të treguar më shumë nga personaliteti i tij.

Një tjetër banore është Behare Maksutaj, ish-miss shqiptare nga diaspora dhe nënë e dy fëmijëve. Ajo vendosi t’i bashkohet formatit për të provuar këtë aventurë dhe për të synuar çmimin e madh.

Edicionit iu bashkua edhe reperi Fuego, emri i vërtetë i të cilit është Ensar Elshani. Ai hyri në shtëpi duke interpretuar një nga këngët e tij, ndërsa u shpreh i gatshëm për sfidën e re.

Në mesin e banorëve të rinj është edhe këngëtari Sharr Braina, i cili në klipin prezantues tregoi entuziazmin për këtë format dhe dëshirën për të zbuluar më shumë nga vetja.

Ndërkohë, pjesë e këtij grupi është edhe Zoja Nushi, gazetarja dhe influencuesja që u dallua që në prezantimin e saj me një vello të zezë.

Në garë vazhdojnë gjithashtu Valdet Haziri, 29-vjeçari influencer dhe baba i dy vajzave, si dhe Nora Tushi, e lindur në Mynih dhe ish-pjesëmarrëse në The Voice of Germany.

Me hyrjet e reja, gara në BBVK 5 po merr gjithnjë e më shumë formë, ndërsa mbetet të shihet se si do të përshtaten banorët me jetën e përbashkët dhe sfidat e këtij formati. /Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com

Komentet