Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, gjatw mbledhjes sw mbajtur sot ka debatuar me kryetaren e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion, Rozeta Hajdarin.
Shala tha se në komision janë të pranishëm njerëz me aktakuza, duke aluduar në lidhje me të.

“Na keni pru njeriun me aktakuzë, sot Kosova është pa rezerva. Mos më folni për dinjitet, në këtë komision ka njerëz me aktakuza e flasin për dinjitet”, u shpreh deputeti, i cili më pas e lëshoi edhe mbledhjen, njofton Klankosova.tv.
I menjëhershëm ishte reagimi i Hajdarit duke i thënë Shalës se nuk është gjyqtar e as prokuror për të përcaktuar kush e shkel ligjin.
“Para votimit tw kwtij projektligji se kush cakton se sa unw kam shkel apo jo ligjin ti nuk je as gjyqtar e as prokuror dhe nuk mundesh ti me përcaktu se kush e shkel ligjin”, tha Hajdari. /Telegrafi/





