Ministria e Drejtësisë: Për Gruevskin deri tani është dorëzuar një kërkesë për ekstradim në vitin 2018

Rajon

“Deri më tani është paraqitur një kërkesë për ekstradim për Nikola Gruevskin, më 20 nëntor 2018, si dhe plotësim i kërkesës në qershor 2019. Ekstradimi u kërkua për të gjitha rastet për të cilat kishte informacione se po zhvilloheshin procedura para autoriteteve gjyqësore të RMV-së, domethënë për të gjitha rastet për të cilat është lëshuar […]

Madhësia e shkronjave

“Deri më tani është paraqitur një kërkesë për ekstradim për Nikola Gruevskin, më 20 nëntor 2018, si dhe plotësim i kërkesës në qershor 2019. Ekstradimi u kërkua për të gjitha rastet për të cilat kishte informacione se po zhvilloheshin procedura para autoriteteve gjyqësore të RMV-së, domethënë për të gjitha rastet për të cilat është lëshuar urdhër arresti”, thonë nga Ministria e Drejtësisë, pas aktualizimit të çështjes së ekstradimit të Nikolla Gruevskit, që erdhi pas rezultateve të zgjedhjeve në Hungari.

“Republika e Hungarisë e hodhi poshtë kërkesën për ekstradim më 5.8.2019, me arsyetimin se Nikola Gruevskit i është dhënë azil, në përputhje me legjislacionin e tyre, i cili nuk lejon dorëzimin e një personi që gëzon një status të tillë në vendin nga i cili është larguar”.

“Ministria e Drejtësisë po e monitoron vazhdimisht rastin dhe po merr të gjitha masat në përputhje me ligjin për të siguruar dokumentet e nevojshme. Nesër, një kërkesë do t’u paraqitet autoriteteve kompetente gjyqësore dhe prokurorive dhe do të kërkohen dokumentet e nevojshme për të gjitha rastet që lidhen me personin Nikola Gruevski. Pasi të marrim dokumentet e nevojshme nga autoritetet kompetente, Ministria e Drejtësisë do të veprojë në përputhje me rregulloret pozitive ligjore”, thonë nga Ministria e Drejtësisë.