Ishte një “shaka”, thotë zëvendëspresidenti amerikan – teksa flet për imazhin e Trumpit të publikuar në mediat sociale

Bota

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance tha të hënën se postimi kontrovers në mediat sociale i presidentit Donald Trump, ku e përshkruante veten në ngjashmëri me Jezu Krishtin, ishte një “shaka”. “Mendoj se presidenti po postonte një shaka dhe sigurisht e hoqi sepse e kuptoi që shumë njerëz nuk po e kuptonin humorin e tij në […]

Madhësia e shkronjave

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance tha të hënën se postimi kontrovers në mediat sociale i presidentit Donald Trump, ku e përshkruante veten në ngjashmëri me Jezu Krishtin, ishte një “shaka”.

“Mendoj se presidenti po postonte një shaka dhe sigurisht e hoqi sepse e kuptoi që shumë njerëz nuk po e kuptonin humorin e tij në atë rast”, tha Vance në një intervistë për “Fox News”, duke shtuar se presidentit amerikan “i pëlqen ta tollovisë në mediat sociale”.

“Në fakt mendoj se kjo është një nga gjërat e mira të këtij presidenti që ai nuk është i filtruar. Ai nuk i dërgon të gjitha përmes një profesionisti të komunikimit. Ai në fakt u drejtohet drejtpërdrejt njerëzve”, tha Vance.

Trump të hënën e fshiu postimin nga platforma e tij, Truth Social, i cili përfshinte një imazh të gjeneruar nga inteligjenca artificiale, mes një debati publik gjithnjë e më të tensionuar me Papa Leonin që është rritur që kur presidenti i SHBA-së iu bashkua Izraelit në sulmin ndaj Iranit në fund të shkurtit.

Presidenti amerikan e mbrojti postimin, duke thënë: “Unë e postova dhe mendova se isha unë si mjek dhe kishte të bënte me Kryqin e Kuq, atje ka një punonjës të Kryqit të Kuq, të cilin ne e mbështesim dhe vetëm lajmet e rreme mund të dilnin me këtë”.

Vance theksoi se ka “mosmarrëveshje me Vatikanin”, duke thënë: “Ne mund ta respektojmë Papën. Sigurisht që kemi një marrëdhënie të mirë me Vatikanin, por gjithashtu mund të mos pajtohemi për çështje thelbësore herë pas here. Mendoj se kjo është një gjë krejtësisht e arsyeshme”.

“Do të ishte më mirë që Vatikani të përmbahej në çështjet e moralit, të përmbahej në çështjet e asaj që po ndodh në Kishën Katolike dhe ta linte presidentin e SHBA-së të përmbahej në diktim të politikës publike amerikane”, shtoi ai. /AA/