Udhëheqësi i opozitës hungareze Peter Magyar thotë se është “optimist” pas sondazheve të fundit dhe pjesëmarrjes rekord, duke parashikuar se “Hungaria do të jetë përsëri një vend i lirë”.
“Ne jemi me shumë, shumë shpresëplotë”, tha ai, por shtoi se donte të fitonte zgjedhje, jo një sondazh opinioni, transmeton Telegrafi.

Ai u ankua që zgjedhjet u zhvilluan nën një shtet jofunksional që nuk mund të garantojë lirinë zgjedhore për qytetarët e tij, dhe falënderoi mijëra vëzhgues vullnetarë për parandalimin e mashtrimit me praninë e tyre.
“Ne po flasim këtu, sigurisht, për mashtrim zgjedhor në shkallë të ndryshme, disa prej tyre serioze”, tha ai Magyar.
“Ne po marrim masat e nevojshme, ankesat dhe siç parashikuam, do të ngremë padi. Kushdo që kreu ose nxiti mashtrim zgjedhor do të mbahet përgjegjës para ligjit”, shtoi ai. /Telegrafi/





