Irani: SHBA dështoi ta fitojë besimin tonë

Bota

Kryetari i Parlamentit të Teheranit tha se SHBA-të “përfundimisht dështuan të fitonin besimin e delegacionit iranian” gjatë bisedimeve të paqes në Islamabad. Mohammad Bagher Ghalibaf deklaroi se Uashingtoni “e kuptoi logjikën dhe parimet e Iranit, dhe tani është koha të vendosë nëse mund ta fitojë besimin e tyre apo jo”. Ndryshe, bisedimet e paqes midis […]

Madhësia e shkronjave

Kryetari i Parlamentit të Teheranit tha se SHBA-të “përfundimisht dështuan të fitonin besimin e delegacionit iranian” gjatë bisedimeve të paqes në Islamabad.

Mohammad Bagher Ghalibaf deklaroi se Uashingtoni “e kuptoi logjikën dhe parimet e Iranit, dhe tani është koha të vendosë nëse mund ta fitojë besimin e tyre apo jo”.

Ndryshe, bisedimet e paqes midis Iranit dhe SHBA-së u ndërprenë për shkak të një “hendeku midis mendimeve mbi dy ose tre çështje të rëndësishme”, ka njoftuar ministria e jashtme e Teheranit.

“Në fund të fundit, bisedimet nuk rezultuan në një marrëveshje”, tha zëdhënësi Esmaeil Baghaei për televizionin shtetëror të Iranit.

Ai nuk dha detaje të mëtejshme rreth asaj se cilat ishin këto çështje.

Raportohet se bisedimet zgjatën për rreth 21 orë – por pa marrëveshje. /Telegrafi/